SHBA skeptike se Koreja e Veriut do të realizojë një test të tretë bërthamor
Administrata Obama ka hedhur të martën dyshime mbi një raport në media të Koresë së Jugut se Koreja e Veriut po kryen parapërgatitjet për të realizuar një provë të tretë bërthamore. "Ne jemi skeptikë nga ky raport i Koresë së Jugut", ka thënë zëdhënësi i departamentit të shtetit Crowley.
Televizioni koreano-jugor YTN raportoi të martën se Koreja e Veriut është duke u përgatitur për një test të tretë bërthamor që mund të kryhet në maj ose në qershor. Ky akt mund të izolojë dhe ndërlikojë më tej diplomacinë Kresë së Veriut tashmë të trazuar bërthamore. Koreja e Veriut i ka bojkotuar bisedimet për ç'armatimin bërthamor ndërkombëtar për më shumë se një vit. Korea e Veriut ka kërkuar dhënien fund të vendosjes së sanksioneve të OKB-së, të cilat u imponuan pas testit të fundit në maj të vitit 2009, pasi i jep një goditje të rëndë ekonomisë së tyre të dobët. Ekspertët bëjnë të ditur se një test i tretë do të përmirësonte aftësinë e Koresë së Veriut për të krijuar armë bërthamore .