E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sondazhet: Obama humb, debatin e fitoi Romney

Analizat e bëra pas debatit të parë presidencial në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se kandidati republikan për president, Mitt Romney, është paraqitur më mirë se sa presidenti Barack Obama.
 

Sondazhi i bërë nga rrjeti CNN, pas debatit 90-të minutësh në Denver të Kolorados, thotë se tre prej katër personave të rritur, mendojnë se Romni e mundi presidentin.
 

Gjithashtu sipas sondazhit të bërë nga rrjeti CBS News ka treguar se votuesit e papërcaktuar e kanë shpallur fitues zotin Romney, me përpjestim 2:1.
 

Analizat e mëparshme, që ishin të fokusuara në zgjedhjet presidenciale, kanë treguar se një muaj përpara votimeve, Obama kryesonte ndaj rivalit Romney.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›