SHBA, sulm kibernetik sistemit bankar, grabiten 45 mln dollarë
SHBA - Zbulohet vjedhja më e madhe bankare përmes sulmit kibernetik në botë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet amerikane, sipas të cilave, një rrjet i krimit kibernetik ka grabitur 45 milionë dollarë, duke tërhequr para nga bankomatët në më tepër se 25 vende.
Aksioni është cilësuar si një nga vjedhjet më të mëdha bankare në histori. Vendet ku janë vjedhur paratë nga bankomatët përfshijnë Francën, Gjermaninë, Britaninë, Italinë, Japoninë, Pakistanin, Rumaninë, Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas prokurorëve amerikane, operacioni është kryer në dy faza, në periudha të ndryshme, në dhjetor dhe në shkurt. Autoritetet në SHBA kanë arrestuar shtatë persona, nën akuzat se kanë qenë pjesë e bazës në Nju Jork.
Ata akuzohen se kanë tërhequr 2.8 milionë dollarë para, në më pak se një ditë, ndërkohë që dyshohet se kreu i grupit është vrarë muajin e kaluar në Republikën Domenikane.
(er.nu/BalkanWeb)