Arratiset nga burgu anëtari i Bandës së Yzberishtit, shkeli lejen 7-ditore
Fushë-Krujë- I dënuari me 22 vite burg nga drejtësia shqiptare si pjesë e Bandës së Yzberishtit Ilir Avdillari është arratisur nga burgu i Fushë-Krujës.
Mësohet se ai ka shkelur lejen 1-javore, duke mos u kthyer në afatin e caktuar në qelitë e burgut ku vuante dënimin për veprën penale të vrasjes.
Ilir Avdillari është i njohur si një ndër anëtarët e bandave më famëkeqe të viteve të errëta 97-98 në Tiranë. Sakaq policia thotë se 42-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim si një person me rrezikshmëri të lartë.
Avdillari dhe vëllezërit e tij Nazmi e Fatmir ishin kapot e Bandës së Yzberishtit. Mbi ta rëndon akuzua se më 27 janar 1998 kanë vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës Niki Shoe, si dhe për tjera vepra penale.