Sabri Godo përjetësohet në Tiranë, Basha tek busti: Vlera për drejtësi
Tiranë- Busti i politikanit të shquar shqiptar Sabri Godo është peruruar këtë të premte përmes një ceremonie të posaçme. Në inagurim kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka cilësuar një ditë të veçantë në shenjë nderimi për jetësimin e kujtimit të Godos në kryeqytet.
Imazhi i tij, i përjetesuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq- tha Basha.
Duke vlerësuar kontributin e madh të dhënë nga Sabri Godo, Basha u shpreh se verat e Godos vështirë se mbështillen me fjalë.
Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit,- tha Bashan në ceremoninë ku morën fjalë të afërm të Godos dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.