SHBA sulmi i hakersave nga Telekomi Kinez

Qeveria amerikane ka deklaruar se trafiku ilegal ne disa ueb sajte te rendesishme te Shteteve te Bashkuara kalon permes Kines.
Nje ngjarje e tille eshte verifikuar ne muajin prill dhe ka zgjatur rreth 18 minuta.
Nje raport i hartuar nga komisioni amerikano-kinez per sigurine dhe ekonomine thote se Telekomi Kinez ka derguar informacione te gabuara per kursin e trafikut por pa saktesuar nese kjo eshte bere qellimisht apo jo.
Publikimi i ngjarjes vjen ne nje moment kur ne SHBA dhe ne Mbreterine e Bashkuar po zhvillohen nje sere diskutimesh per sajber-sigurine.
Raporti thote se hakersat nga Kina kane arritur te depertojne ne ueb sajtin e Senatit amerikan ate te zyres se sekretarit te Mbrojtjes NASA-s dhe Departamentit te Tregtise.