Miqesorja me Maqedonine shans per te rinjte

Shqiperia nuk ka humbur asnje nga shtate sfidat e fundit miqesore. Maqedonine e kemi mundur vetem nje here
Shqiperia do te perballet sot ne nje takim miqesor me Maqedonine. Kjo ndeshje do te jete nje shans i mire per te rinjte e duke qene ne Korce kuqezinjte shkuan me shume mungesa Arjan Beqaj Debatik Curri Gilman Lika Ervin Skela dhe se fundi Lorik Cana jane demtuar me skuadrat e tyre keshtu qe nuk jane grumbulluar edhe pse jane ftuar nga Kuzhe. Nderkaq edhe skuadra maqedonase duket se nuk e ka marre shume seriozisht kete takim pasi ka lene ne shtepi plot tete titullare.
Kuzhe Ende nuk kam zgjedhur titullaret
Kjo ndeshje e para qe zhvillohet ne Korce do te jete ne fakt edhe nje test per trajnerin e Shqiperise kroatin Josip Kuzhe i cili mungoi ne dy ndeshjet e fundit zyrtare Bosnje Bjellorusi per shkak te shtrimit ne spital nga hemorragjia cerebrale. Ne seancat stervitore te zhvilluara nga Kombetarja ne Pogradec Kuzheja ka qene ai i njejti para se te semurej por drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit ende nuk jane te vendosur nese ai do te drejtoje nga bankina apo tribuna ne kete rast ne bankine do te ulej ndihmesi i tij boshnjaku Xhemal Mustedanagic. Trajneri i Kombetares Josip Kuzhe deklaroi se ai ende nuk e ka percaktuar formacionin qe do te nise ndeshjen nga minuta e pare. Ende nuk e kam percaktuar formacionin qe ta nise nga minuta e pare pasi vetem sot e kam te gjithe ekipin ne dispozicion. Te rinjte qe jane grumbulluar do te perpiqem ti pershtat sa me mire me lojtaret qe kane kohe ne ekip - tha ai per mediat e pranishme ne qytetin e Pogradecit. Gjithsesi nga ajo qe eshte pare ne stervitje duke marre ne konsiderate dhe mungesat trajneri Kuzhe duhet te improvizoje nje formacion startues paksa ndryshe.
Formacioni i mundshem
Ne porte pritet te luaje Samir Ujkani i Novares kryesuese te Serise B me alternative ne pjesen e dyte Orges Shehin e Skenderbeut perballe publikut korcar. Mbrojtja me mungesat e Lorik Canes dhe Debatik Currit do te kompozohet ne qender nga Admir Teli dhe Armend Dallku keshtu luajti dhe ne humbjen me Bjellorusine ndersa nga krahet priten te luajne Ansi Agolli ne te majte dhe Kristi Vangjeli ne te djathte. Ne mesfushe Klodian Duro pritet te jete kapiteni i skuadres si lojtari me me shume pervoje do te kete partner Ervin Bulkun ndersa nga krahet jane Gjergji Muzaka dhe Jahmir Hyka. Ne sulm me mungesen e Erjon Bogdanit titullar i pare do te jete Hamdi Salihi njeriu qe ka shenuar golat e fitores ne tri miqesoret e fundit Malin e Zi Andorren dhe Uzbekistanin i ndihmuar edhe nga Bakaj. Pjesa e dyte do te kete hapesire per pjesen tjeter te lojtareve perfshire veteranin Altin Lala 70 ndeshje me Kombetaren por dhe per sulmuesit e rinj Ahmed Januzi dhe Ledian Memushaj.
Kuzhe mbret i miqesoreve
Shqiperia nen drejtimin e Josip Kuzhese ka zhvilluar deri tani shtate miqesore ku deri tani ka koleksionuar 5 fitore me Qipron 6-1 Irlanden e Veriut 1-0 Malin e Zi 1-0 ne Podgorice Andorren 1-0 dhe Uzbekistanin 1-0 ne Durres. Kombetarja ka arritur dhe 2 barazime me Gjeorgjine 1-1 ne Tirane dhe Estonine 0-0 ne Talin.
Trajneri i MaqedoniseJonuz Na kane pritur shume mire
Trajneri i Maqedonise Mirsad Jonuzi u shpreh i kenaqur me ate qe ai ka gjetur gjate grumbullimit te kombetares se tij ne Korce. Ne kemi gjetur pritjen e shkelqyer terren i shkelqyer per trajnim. Ne kemi disa lojtare te rinj dhe kjo ishte nje mundesi per ata te njohin njeri-tjetrin me mire dhe te shohim cilesite e tyre. Vemendje e vecante i eshte kushtuar vendosjes taktike. Mendoj se kjo eshte nje sfide e vertete per ne qe te tregojme loje te mire dhe efektive. Shpresoj qe te rinjte te shenojne gola por nuk do te ishte keq dhe nje rezultat pozitiv. Shqiperia eshte nje ekip i forte - tha Mirsad Jonuzi per faqen zyrtare te Federates Maqedonase te Futbollit. Per trajnerin e Maqedonise Mirsad Jonuzi dikur ka drejtuar Shpresat e Maqedonise dhe ka luajtur kunder homologes se vendit tone mungesa e lojtareve titullare nuk mund te konsiderohet si nje alibi ne rast te humbjes ndaj kuqezinjve shqiptare. Ne ndeshjen e fundit zyrtare per Euro 2012-n Maqedonia humbi 1-0 me Rusine nderkohe qe me pare kishte fituar 2-0 me Andorren. Ne ndeshjen e saj te fundit miqesore 11 gusht ajo barazoi 1-1 ne Malte.
Kuqezinjte vetem nje fitore perballe Maqedonise
Ndeshja e sotme me Maqedonine eshte e shtata kunder fqinjit tone lindor me te cilen ne ndeshjen e fundit kemi humbur 1-0 ne Shkoder shkurt 2007. Ndaj maqedonasve kemi ne fakt nje bilanc negativ ne gjashte takimet e meparshme 4 humbje ne 6 perballje 1 fitore dhe 1 barazim. Ballafaqimi i pare kunder Maqedonise nisi me nje humbje 5-1 nje ndeshje e luajtur ne Tetove me 14 maj 1994 e ku golin e vetem per Shqiperine e realizoi Altin Rraklli. Shqiperia u hakmor ne ndeshjen e dyte ndaj Maqedonise duke fituar 2-0 ne takimin e 10 shkurtit te vitit 1999 ne Qemal Stafa fale golave te realizuar nga Rudi Vata dhe Erjon Bogdani. Ndeshja e trete daton me 26 prill te vitit 2000 nje miqesore e luajtur ne Prilep dhe e fituar 1-0 nga maqedonasit. Seriali i perballjeve vazhdon me nje barazim ne fushe neutrale ne Manama e mbyllur ne barazim pa gola. Me pas e pesta eshte serish nje humbje e hidhur 3-1 po ne Prilep 20 gusht te vitit 2003 ku eshte Ervin Skela autori i golit te nderit per Kombetaren e udhehequr nga Hans-Peter Brigeli. Miqesorja e gjashte dhe e fundit midis Shqiperise dhe Maqedonise eshte ajo e zhvilluar ne shkurt te vitit 2007 kur Shqiperia humbi 1-0 ne Shkoder nen drejtimin e trajnerit kroat Oto Baric.