SHBA, të burgosurit e Guantanamos në burgje civile
Deri tani po shqyrtohet mundësia e transferimit të tyre në dy burgje, burgu ushtarak në Fort Leavenworth, Kansas, dhe një burg i sigurisë së lartë në Standish, Miçigan, që planifikohet të mbyllet, njoftoi e përditshmja, duke cituar zyrtarë të administratës Obama.
Presidenti Obama është zotuar se do ta mbyllë burgun famëkeq të Guantanamos, por ndërkohë është gjendur përballë kundërshtimeve të forta nga ligjvënësit për transferimin e 240 të burgosurve në tokën amerikane për t'u gjykuar dhe dënuar.
Vetëm 11 prej tyre janë akuzuar për krime. Prokurorët ushtarakë deklarojnë se kanë prova të forta për 66 të burgosur.
Praktikat e ashpra të marrjes në pyetje dhe të hetimit dhe izolimi i qindra militantëve islamikë pa iu nënshtruar një procesi gjyqësor, kanë dëmtuar imazhin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.