Izraeli arrin rekord në eksportin e armëve
Sipas gazetës, që citon drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Pinchas Buchris, që nga janari i vitit 2009 Izraeli ka eksportuar tashmë 3,3 miliardë dollarë amerikanë armatime, kundrejt 6,3 miliardë në vitin 2008 dhe 5,6 miliardë në vitin 2007.
Asnjë hollësi nuk jepet lidhur me detajet e këtyre shitjeve ose për vendet kliente. Falë kësaj rritjeje shumë të madhe, Izraeli figuron në krye të vendeve eksportuese të armatimeve, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
Sektori i mbrojtjes në Izrael numëron 40 000 punonjës. Industritë private dhe publike izraelite janë specializuar veçanërisht në sistemet elektronike dhe pajisjet ushtarake të teknologjisë së lartë.