E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të dënojnë publikimin e dokumenteve nga ‘WikiLeaks’

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 10:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar publikimin e fundit të dokumenteve sekrete diplomatike amerikane nga “WikiLeaks”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se me këtë veprim janë dëmtuar shumë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, individët janë rrezikuar dhe është kërcënuar siguria e Shteteve të Bashkuara.

E përditshmja “New York Times” ka raportuar se publikimi i fundit i afro 140 mijë dokumenteve konfidenciale dhe sekrete, përfshirë edhe shumë sosh me emra të burimeve të ndjeshme, që mund të jenë në rrezik, nëse bëhet e ditur se ata kanë kontaktuar me diplomatët e Shteteve të Bashkuara.

Por nga ana tjetër organizata “WikiLeaks”, si edhe më parë i ka hedhur poshtë këto pohime.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›