E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arid Uka paraqitet në gjykatë

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 10:04

(E plotësuar) Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e tre të tjerëve në aeroportin e Frankfurtit, në muajin mars, është paraqitur në një gjykatë në Frankfurt, në fillim të procesit kundër tij.

Prokurori Herbert Deimer tha në gjykatë se Arid Uka, kishte shkuar në aeroport më 2 mars me qëllim që t’i vrajë pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të intervenimit në Afganistan.

Sipas prokurorëve federalë, “hetimet kanë treguar se i akuzuari kishte dëshiruar t’i vrajë ushtarët që u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara nën mandatin e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan”.

Prokurorët besojnë se Arid Uka, që ka lindur në Mitrovicë të Kosovës, por është rritur në Frankfurt të Gjermanisë, ka vepruar vetëm dhe nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist.

Pritet që procesi të zgjasë 10 ditë, ndërsa vendimi do të shpallet vitin e ardhshëm.

Nëse shpallet fajtror ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Arid Uka para gjyqit

Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, sot pritet të paraqitet në një gjykatë për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në Frankfurt, në muajin mars, dhe për përpjekje për vrasjen e tre ushtarëve të tjerë.

“I akuzuari është sulmues i vetëm, i cili ishte radikalizuar nga propaganda xhihadiste në Internet”, tha një zëdhënës i Zyrës së prokurorit federal në Karlsrue.

Raportohet se i akzuari, Arid Uka, që ka shtetësi gjermane, i ka thënë policisë se ai i kishte përcjellur dy njerëz në uniforma, në një autobus të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ku 16 ushtarë të pa armatosur, që sapo kishin arritur nga Londra, po përgatiteshin për udhëtim për në një bazë ajrore.

Policia tha se Arid Uka ishte i armatosur me revole, municion dhe me dy thika.

Pritet që prokurorët do t’i thonë gjykatës së Uka ishte bërë islamist, para vitit 2007, kur ishte nxënës i shkollës së mesme, por se ai nuk i takonte asnjë grupi terrorist, dhe se ai i kishte kontaktuar imamët nëpërmjet rrejtit Facebook në Internet.

Arid Uka është i akzuar edhe në Shtetet e Bashkuara. (REL)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›