E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi: Pavaresia e Kosoves, nje realitet

Sipas një sondazhi të realizuar nga Fondacioni “Fredrich Ebert Stifftung”, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Qëndra për Studime të Demokracisë Sociale, një nder dy qytetare serbe mendojne se pavarësia e Kosovës është një realitet me te cilën Serbia duhet te pajtohet. Rezultatet e sondazhit tregojnë se vetem gjysma e qytetarëve të Serbisë dëshirojnë Kosovën autonome.

Po ashtu behet e ditur se vetem 10% e te anketuarve mendojne se duhet luftuar per Kosoven. Ndërkohë më shumë se një e treta e qytetareve te Serbisë mendojnë se Serbët janë përgjegjës po aq sa popujt e tjere per luftrat e viteve 90. Sondazhi gjithashtu ben te ditur se qytetaret e Serbisë kanë qëndrim refuzues ndaj boshnjakeve dhe kroateve, e sidomos ndaj shqiptareve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›