Prokuroria 5 vjet burg per Berluskonin

Prokurorët italianë në Milano kanë kërkuar 5 vjet burg për ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni, i cili akuzohet për korrupsion aktiv. Për këtë rast, Berluskoni akuzohet se ka paguar 600 mijë dollarë avokatin David Mills të gënjejë për interesat e bizneseve të tij.
Megjithatë, mediat italiane thonë se afatet ligjore për trajtimin e çështjes janë tejkaluar, prandaj edhe nëse shpallet fajtor, ka shumë pak gjasa që 75-vjeçari të vuaje qoftë një ditë të vetme burgim.
Berluskoni ndodhet në proces gjyqësor për dy raste të tjera, për evazion fiskal dhe për marrëdhënie seksuale me minorene.
Një rast i cili duhet të nisë në 15 mars, Berluskoni akuzohet se ka zbuluar informacione konfidenciale për skandalin e një banke në vitin 2005.
Në të gjitha rastet, Berluskoni e ka shpallur veten të pafajshëm.
“Është mëse e sigurt, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri është fajtor” ka thënë prokurori Fabio De Paskuale. Ky i fundit akuzon Berluskonin se po përdor për çështjet e tij, dokumenta të falsifikuara.
Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni dha dorëheqje në muajin nëntor.