E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtari i Obamës, Mit Romni, kundër martesave të homoseksualëve

Mit Romni

Menjëherë pasi presidenti amerikan Barak Obama doli hapur në mbështetje të martesës së personave të të njëjtës gjini, kandidati potencial i republikanëve për president, Mit Romni ka dalë kundër tyre apo bashkimit civil të homoseksualëve.

Unë kam pikëpamjen e njëjtë për martesën, sikur e kam pasur kur kam qenë guvernator dhe këtë e kam shprehur disa herë: unë besoj se martesa është një marrëdhënie në mes të një burri dhe gruaje, është shprehur Romni për mediat.

Më tej ai ka shtuar se nuk favorizon martesën mes personave të gjinisë së njëjtë, dhe as bashkimin civil që sipas tij është identik me martesën dhe ndryshon vetëm nga emri.  /The Bosoton Globe/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›