Arrestimet e gazetarëve, OSBE kritikon Rusinë

OSBE
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave ka shprehur shqetësimin për arrestimin e gazetarëve në Moskë, si dhe sulmet kibernetike në ueb-faqet ruse.
Ajo çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, duhet të hetohet plotësisht dhe të ndërmerren sanksione kundër oficerëve të zbatimit të ligjit, që kanë shkelur të drejtat e gazetarëve, ka thënë Dunja Mijatoviq.
Raportet e mediave thonë se policia ka arrestuar dhjetëra gazetarë që kanë përcjellë tubimet në Moskë më 6 dhe 9 maj.
/Evropa e lire/
Përgatiti: E.L