E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, testohet me suskes raketa balistike

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se një raketë e re ndalëse me sukses i ka kaluar testet kundër një rakete balistike në ardhje me rreze të mesme veprimi.

Agjencia Raketore Mbrojtëse e Departamentit amerikan të mbrojtjes, tha se raketa e re e rrëzoi kokën luftarake simuluese, pasi e ndau atë nga seksioni bazik i raketës balistike, afër Havajit.

Kjo raketë është prodhuar nga firma industriale amerikane Raytheon, që është edhe kontraktor i mbrojtjes.

Kjo firmë i prodhon edhe sistemet raketore të mbrojtjes Patriot.

Zyrtarët amerikanë thonë se raketa e re ndalëse është e paraparë për pengimin e kapaciteteve raketore të vendeve me qëndrim armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara, siç janë Koreja Veriore dhe Irani.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›