E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, çertifikikohen 73 diplomat e para universitare

Çertifikikohen 73 diplomat nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (EUA) bashkë me marrëveshjen që u arrit në Dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së.

"Çertifikimi i sotëm i 73 diplomave të para universitare është i mirëpritur. Kjo mundëson që këta të rinj që të shfrytëzojnë diplomat e tyre universitare për të vijuar studimet ose për të kërkuar punësim në Serbi, si çdokund tjetër në Evropë. Kjo përmirëson mënyrën e jetesës së qytetarëve, duke e sjellë kështu praktikën serbe më afër normave evropiane. Kjo plotëson dy prej objektivave për të cilat është zhvilluar dialogu, megjithëse në një mënyrë modeste", tha Robert Cooper, lehtësuesi i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Çertifikimi është bërë përmes një komisioni ekspertësh akademikë të EUA-së, të cilët kanë verifikuar, që diplomat universitare janë dhënë me korrektësi nga institucionet e autorizuara dhe në përputhshmëri me praktikën më të mirë evropiane.

Këto diploma të çertifikuara do të trajtohen në Serbi, në të njëjtën mënyrë sikur diplomat e tjera të lëshuara jashtë Serbisë.

Me këtë konfirmim, të diplomuarit mund ose të regjistrohen në programe akademike, ose të aplikojnë për një punë në administratën publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›