SHBA, thatësira e temperaturat e larta djegin Teksasin
Temperaturat e larta, erërat dhe mungesa e shiut kanë krijuar vatrat e zjarrit dhe përhapjen e flakëve në një pjesë të madhe të territorit të Teksasit. Avionë ujëhedhës në Teksas po luftojnë për të penguar zgjerimin e flakëve, të cilat kanë djegur mbi 1 milion akër. Sipas CNN, shpejtësia e përhapjes së flakëve ka qenë e madhe, duke përfshirë mbi 100 mijë akër të tjerë brenda pak orëve. Papasur evakuime banorësh në disa qytete. Janë shkatërruar rreth 200 shtëpi, ndërsa avionët vazhdojnë të hedhin ujë mbi zonat e zjarrit, të cilat shtohen vazhdimisht.