SHBA, tragjedi në një familje shqiptare burri vret gruan e veten
SHBA- Tragjedi në një familje shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas edhe veten në Westland, të Miçiganit.
Policia amerikane njoftoi se kishte gjetur Lutfi Dashin dhe bashkëshorten e tij Ermira me plagë të rënda, të shkaktuara nga armë zjarri, në bodrumin e shtëpisë së tyre në rrugën Mançester, në kontenë Wein, të henën në mesditë sipas orës lokale.
59 vjecari Dashi ndërroi jetë në skenën e krimit, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte qëlluar disa herë u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.
Shefi i policisë së Westlandit tha se çifti ishte përfshirë në debate të djelën në mbrëmje, por nuk dihet motivi i këtij debati. Sipas tij, nuk kishte patur asnjë rast të mëparshëm raportimi në polici për dhunë brenda familjes. Dy djemtë e tyre ndodheshin në shtëpi në momentin e vrasjes.
“Nuk e prisja kurrësesi një gjë të tillë. Ata ishin njerëz të mrekullueshem”-ka thënë djali i madh Lorenc Dashi, 20 vjeç, i cituar nga mediat lokale.
Ndërsa fqinjët e çiftit thanë se ata jetonin prej 7 vitesh në këtë shtëpi dhe se Ermira Dashi ishte një grua shumë e mirë dhe punëtore. Ata u shprehën të habitur për ngjarjen pasi nuk kishin dëgjuar kurrë zënka në shtëpinë e familjes Dashi.
(e.n/news24/BalkanWeb)