E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjen 5 ha me shkurre në kodrat e Shushicës

VLORë- Një vatër zjarri u shfaq në orët e mbrëmjes në kodrat e Shashicës, në afërsi të fshatit Kaninë, rreth 5 km në juglindje të qytetit të Vlorës.

Shefi i Policisë Pyjore, Sotiraq Goxhara, tha se vatra e zjarrit është shfaqur në një terren të vështirë dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës. Deri tani flakët e zjarrit kanë djegur të paktën 5 hektarë me shkurre, ndërkohë që në zonë ndodhen edhe dy stane bagëtish.

Aktualisht, efektivat e shërbimit zjarrfikës dhe ato të Shërbimit Pyjor, e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës. Ndërkohë, flakët e zjarrit vazhdojnë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›