Rama 57 e 15-vjecareve analfabete funksionale
Në takimin me banorë të njësisë nr 5 kryesocialisti Rama pasi vazhdoi me traditën e tij ironike të shkuljes së veshit, kërkoi votën e çdo qytetari të kësaj njësie për ti dhënë fund një sistemi, që sipas tij është kalbur dhe po çon shqipërinë drejt rrënimit përfundimtar.
Akuza të forta kryesocialisti Rama ngriti edhe ndaj sistemit arsimor dhe mësuesit. Ai tha se përkrah mbi 1 milionë të papunëve, në Shqipëri 57% të 15 vjeçarëve, pjesë e sistemit arsimor, janë analfabetë funksionalë.
Duke dëgjuar shetësimin e një prej familjareve të grevistëve të ngujuar në rrugën "Margarita Tutulani", Rama ju sugjeroi atyre ta ndërpresin grevën e urisw, duke ju premtuar zgjidhje afatgjatë pas 23 qershorit. Ai premtoi gjithashtu ulje taksash për 95% të shqiptarëve dhe fundin e sistemit të taksës së sheshtë duke ritheksuar vendosjen e taksimit progresiv.