SHBA ul tarifat për importin e automjeteve të Japonisë

Një ditë më parë (4 shtator) presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për uljen e tarifave për importet e automjeteve japoneze.
Tarifat më të ulëta prej 15% për automjetet japoneze, nga 27.5% që janë aktualisht, do të hyjnë në fuqi shtatë ditë pas publikimit zyrtar të urdhrit.
Urdhri ekzekutiv siguroi gjithashtu që taksa prej 15% mbi importet japoneze e rënë dakord në korrik nuk do të shtohej mbi ato që tashmë i nënshtrohen tarifave më të larta, siç është mishi i viçit, ndërsa artikujt që më parë i nënshtroheshin tarifave nën 15% do të rregulloheshin në 15%. Ky lehtësim është prapaveprues që nga 7 gushti.
Ky urdhër për të zbatuar tarifa më të ulëta mbi importet e automobilave japonezë dhe produkteve të tjera që u njoftuan në korrik, i japin njëfarë lehtësimi ekonomisë së Japonisë, e cila është e fokusuar kryesisht në eksporte.
Në një prononcim për gazetarët në Uashington, negociatorja kryesore tregtare e Japonisë, Ryosei Akazaëa tha se Japonia e mirëpriti urdhrin ekzekutiv si “një zbatim të qëndrueshëm të marrëveshjes së arritur më 22 korrik”.
Taksat e Trump mbi dërgesat globale kanë ulur eksportet e Japonisë dhe kanë goditur rëndë prodhuesit japonezë të makinave.
/rtsh.al/