SHBA urdhëron Twitterdorëzoni emrat qëlidhen me Wikileaks
SHBA- Autoritetet amerikane kanë urdhëruar rrjetin social në internet Twitter të japë emrat e disa personave që kanë lidhje me Wikileaks- faqja e internetit që është pas botimit të mijëra dokumentave konfidenciale amerikane.
Një vendim i gjykatës ka urdhëruar dorëzimin e detajeve, duke përfshirë emrat, telefonat, metodat e pagesave dhe mesazhe të tjera personale.
Midis atyre që janë në fokus është dhe themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, si dhe një politikan nga Islanda.
Zoti Assange ka reaguar duke thënë se nëse qeveria iraniane do të përpiqej të merrte këtë informacion nga gazetarët dhe aktivistë të shteteve të tjera, grupe të të drejtave të njeriut në botë, do të reagonin.
Tëitter nuk ka pranuar të komentojë duke thënë vetëm se "për të ndihmuar përdoruesit të mbrojnë të drejtat e tyre, është politika jonë të njoftojmë përdoruesit për çdo veprim ligjor dhe kërkesa qeveritare për informacionet rreth tyre, vetëm në rast se ndalohemi nga ligji ta bëjmë një gjë të tillë."
Autoritetet amerikane po shohin mundësinë për akuza të mundshme ndaj Wikileaks dhe stafit të saj.
(e.n/BalkanWeb)