E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Qeveritë tëmos hakmerren ndaj tëcituarve nga Wikileaks

WASHINGTON- Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar nga qeveritë e vendeve të ndryshme të botës të mos hakmerren ndaj aktivistëve për të drejtat e njeriut, gazetarëve apo të tjerëve që kanë pasur lidhje me zyrtarë amerikanë e që janë zbuluar në dokumentet sekrete të WikiLeaks-it.

Zëdhënësi Filip Krouli deklaroi para gazetarëve se disa vende janë paralajmëruar, që nëse ndërmarrin “veprime negative” kundër burimeve të cituara në dokumente, ato mund t’i dëmtojnë marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Krouli tha se ka raste kur disa individë janë zhvendosur në vende më të sigurta që kur WikiLeaks-i filloi publikimin e dokumenteve të ndjeshme të Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se “disa qindra njerëz në mbarë botën” janë identifikuar të jenë në rrezik potencial.
(europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›