E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA vazhdojnë planet për bisedime me Rusinë

Zyrtarë amerikanë thonë se Uashingtoni do ti vazhdojë planet për bisedimet e nivelit të lartë me ministrat rusë të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes.

Zyrtarët, që kanë folur në kushte të anonimitetit, thanë se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, do të takohen me kolegët rusë, përkatësisht Sergei Lavrov dhe Sergei Shoigu, në Uashington, këtë të Premte.

I ashtuquajturi takim 2+2, po bëhet në periudhën kur lidhjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë tensionuar për shkak të vendimit të Rusisë për ti dhënë azil njëvjeçar, ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane në ikje, Edward Snowden.

Raportohet se ky vendim e ka shtyrë presidentin Barack Obama të rimendoj nëse do të mbajë samit në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, muajin e ardhshëm.

Uashingtoni dëshiron që Snowden të paraqitet në gjykatë në Shtetet e Bashkuara për akuzat për spiunim, pasi ai i ka zbuluar për gazetarët, informacionet e shkallës së gjërë për programet sekrete të monitorimit në Internet dhe sistemin telefonik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›