E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varg sulmesh me bombë në Irak, të paktën 20 viktima

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur nga një varg sulmesh me makina-bomba sot në Bagdad të Irakut.

Sipas zyrtarëve irakianë, shënjestër e këtyre sulmeve ishin tregjet dhe rrugët me dyqane në pjesë të ndryshme të Bagdadit.

Sulmet me bomba u bënë në periudhën e vazhdimit të dhunës në Irak, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve politike dhe sektare.

Të dhënat e qeverisë së Irakut, të publikuara së fundit, tregojnë se në muajin Korrik, nga dhuna janë vrarë së paku 1000 vetë, që është numri më i madh i të vrarëve për një muaj, prej Prillit të vitit 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›