E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vdes një tjetër person nga gripi i derrave

Uashington -Një person në Shtetet e Bashkuara, i infektuar me virusin e ri të gripit të derrave H1N1 vdiq javën e kaluar, deklaruan sot autoritetet shëndetësore të këtij shteti të Uashingtonit. Autoritet shëndetësore bënë të ditur se pacienti, rreth të tridhjetave, i cili jetonte në kontenë Snohomish dhe kishte probleme me zemrën, vdiq javën e kaluar pas komplikacioneve që besohet të jenë shkaktuar pas infektimit të tij me virusin.

Ky shënon rastin e parë fatal në Uashington nga virusi i ri i njohur si gripi i derrave dhe që është një kombinim gjenetik i virusit të gripit të shpendëve, derrave dhe njerëzve, bëhej e ditur sipas një komunikate të Departamentit të Shëndetësisë së Uashingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›