E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deti, Berisha akuza opozitës

Elbasan -Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar edhe një herë, se dhënia e hapësirës detare Greqisë, është trillim i medieve të drejtuara nga opozita. Në Belshi i Elbasanit, kryeministri ka theksuar se pretendimet janë vetëm “trillime primitive”. “Kryeministri i vendit mik, Greqisë, ku punojnë rreth 1 milionë shqiptarë erdhi për një vizitë miqësore në Shqipëri. Në mënyrën më të përsëritur ai shprehu mirënjohjen për punën dhe kontributin e tyre në Greqi dhe natyrisht unë, në emrin tuaj, shpreha mirënjohjen time më të thellë për punën dhe ndihmën e tyre për Shqipërinë. Por opozita vazhdoi të thoshte: Berisha i dha ujërat shqiptare. Këto ishin trillime primitive që edhe nxënësi i klasës së pestë, me kompas, është në gjendje të provojë se ato janë ndarë në bazë të ligjit dhe se nuk ka pasur asnjë milimetër devijim. Kjo është një gjë e turpshme”-tha kreu i qeverisë.

Prej ditësh, në disa media krah opozitës pretendojnë se Shqipëria i ka dhënë hapësira detare Greqisë, por deri më tani, pretendime të tilla kanë mbetur vetëm lajme televizive, duke mos pasur një bazë konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›