E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e emrit pengesa e Maqedonisë për në NATO

Shkup - Konflikti i pazgjidhur me Greqinë mbetet pengesa kryesore e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Këtë fakt e deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jaap de Hoop Scheffer, pas takimit që pati me presidentin Cervenkovski dhe kryeministrin Gruevski

"NATO dhe unë nuk luajmë asnjë rol, pasi procesi për zgjidhjen e çështjes drejtohet nga OKB-ja. Duam ta shohim zgjidhjen sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak se integrimet euroatlantike janë receta e vetme për rajonin e Ballkanit, për stabilitetin afatgjate dhe sigurinë", deklaroi Scheffer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›