E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA vlerëson mjedisin zgjedhor në Gjeorgji

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas O.Melia, nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, do të kryesojë delegacionin që do të vizitojë javën e ardhshme Gjeorgjinë, për të vlerësuar mjedisin zgjedhor para zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Delegacioni po ashtu do të përfshijë zyrtarë nga USAID-i dhe Departamentet për Mbrojtje dhe Drejtësi.

Zyrtarët amerikanë pritet t`iu bëjnë thirrje autoriteteve gjeorgjiane që të zbatojnë ligjet zgjedhore në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe transparente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›