Tërmet në Kinë, mbi 20 të vdekur

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga një seri tërmetesh që kanë goditur pjesën jugperëndimore të Kinës. Sipas mediave kineze qyteti Jiliang në provincën Junan duket të ketë pësuar më shumë dëme.
Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, duke cituar Qendrën e Kinës për Tërmete, ka thënë se lëkundja më e fuqishme është regjistruar në kufirin e provincave Junan dhe Guzhiou.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se tërmeti ka qënë me një magnitudë prej 5.6 ballë të shkallës Rihter.
Sipas Xinhua-s, mbi 20,000 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar.
Në maj të 2008-ës, si pasojë e një tërmeti 8 ballë i shkallës rihter u vranë dhjetëra mijëra njerëz në jugperëndim të Kinës.