Marrëveshje SHBA-qeveri, për forcimin e kontrollit kufitar
SHBA i dhuroi sot qeverisë shqiptare, sisteme të informatizuara për forcimin e kontrollit kufitar. Ministri Nishani dhe Ambasadori amerikan Withers nënshkruan sot, marrëveshjen e dhurimit, nëpërmjet programit ICITAP për Policinë.
TIRANE- Qeveria amerikane i dhuroi sot qeverisë shqiptare, sisteme të informatizuara për forcimin e kontrollit kufitar. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Withers nënshkruan sot në Tiranë, marrëveshjen e dhurimit, nëpërmjet programit ICITAP për Policinë e Shtetit, të disa sistemeve hardëare dhe softëare, në funksion të sistemit TIMS, që i shërben përmirësimit të kontrollit kufitar si dhe parandalimin dhe zbulimin e krimit.
Nëpërmjet sistemit TIMS realizohen nje sërë shërbimesh të informatizuara; si sistemi i kërkimit, sistemi i arkivës kriminale, sistemi i informacionit të kontrollit kufitar, raportimi i ngjarjeve, apo dhe ai i programit MEMEX, përmes të cilit administrohen të dhënat kriminale në funksion të analizave të veprimtarive kriminale.
Ndihma e dhënë deri tani nga SHBA, për policinë shqiptare arrin një shifër prej 14 milion dollarësh .
Ambasadori i SHBA-ve John Withers, e cilësoi këtë donacion të qeverisë së tij, që kap vlerën mbi 1 million dollarë, një gur të rëndësishëm kilometrik në rrugën e kalimit të sistemit TIMS në duart e Policisë së Shtetit i cili, sipas tij, shumë shpejt pritet të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
(e.n/News24/BalkanWeb)