Nora vjen si Vera

Është njëra prej këngëtareve më të komentuara të estradës, kryesisht për stilin e saj.
Ndonëse jemi në prag të sezonës së verës, këtë e zbukuron edhe më shumë këngëtarja simpatike Nora Istrefi. Meqë na ka mësuar që daljet e saj dhe veshjen të na e tregoj edhe ne nëpërmjet rrjeteve sociale, kësaj here ajo kishte vendosur për një fustan me ngjyrë të verdhë të ndezur.
Mbi foto, ajo kishte shkruar që fustani është pjesë e 'riri's collection'. Këtë veshje Nora e kishte kombinuar me aksesorë, çantë të zezë të dorës dhe mbathje me gisht. /Indeksonline/