Nora Muqaj, në krah me Ermal Merdanin

Çifti i këngëtarëve Nora Muqaj e Gold Ag, janë komentuar shumë gjatë ditëve të fundit, pas lajmit se lidhja e dashurisë së tyre ka marrë fund.
Asnjëri nga ta nuk ka folur për media lidhur me këtë, pasi të dy janë të angazhuar me projekte muzikore, duke synuar suksesin individualisht.
Nora ka paralajmëruar publikimin e videoklipit të ri, të realizuar në Tiranë, ku ajo shfaqet në krah me Ermal Merdanin, djaloshin e “Big Brother Albania 5”.
Ndërsa Goldi (Ariani), është duke punuar videoklipin e këngës së re, realizuar në bashkëpunim me këngëtaren Zana Kuçi. /Indeksonline/