E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, zjarret në Kolorado nën kontroll

Zjarret që kanë shkatërruar pjesë të mëdha të shtetit perëndimor amerikan, Kolorado, tashmë janë nën kontroll.

Zjarrfikësit thonë se zjarret rreth Kolorado Springsit ishin shuar në masën 90%.

Zjarret shkatërruan 350 shtëpi në Kolorado Springs, ndërsa afro 32 mijë banorë ishin detyruar të largohen nga flaka e fortë e mbështetur nga erërat e fuqishme dhe temperaturat tejet të larta.

Presidenti Barak Obama, javën e kaluar, shpalli gjendjen e katastrofës natyrore dhe ka vizituar rajonin e përfshirë nga zjarret.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›