E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Cameron reagon ashper Athina

Deklarata e kryeminsitrit britanik David Kameron se Britania do të mbyllë kufijtë, nëse Greqia del nga eurozona, ka shkaktuar reagime në Athinë.
Ministri i Jashtëm Dhimitris Avramopoulos ka thirrur urgjentisht nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të këtij dikasteri, ambasadorin britanik në Athinë David Lanchman dhe i ka shprehur reagimet e palës greke, se deklarata të tilla krijojnë imazh negativ dhe vështirësojnë përpjekjet për krijimin e klimës së besimit që është e domosdoshme për përballimin e krizës ekonomike në Europë.
Edhe kreu i socialisteve Evangelos Venizelos i ka bere thirrje kryeministrit britanik të tërheqë deklaratat e tij.
Sipas britanikes "The Guardian" kryeministri Cameron është shprehur para deputetëve britanikë se ministra të kabinetit të tij kanë shqyrtuar parametrat ligjorë që do të lejonin Britaninë të privojë grekët nga e drejta e tyre themelore për të qarkulluar të lirë në BE, nëse kriza e Eurozonës çon drejt presioneve dhe pengesave të ndryshme. Janë gati planet për të gjitha rastet e mundshme -ka thëne ai- dhe sidomos nëse Greqia braktis euron dhe mijëra grekë do të dyndeshin drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Deklaratat e tij janë komentuar ashpër përveçse nga shtypi grek, edhe nga opozita britanike, që ka theksuar se Cameron harron që nëse Londra u ndalon grekëve lëvizjen drejt saj, të njëjten gjë mund të bëjë edhe Athina për britanikët dhe kjo nuk është aspak e mirë në prag të pushimeve.
Ministri gjerman i financave Ëolfgang Schauble, gjatë një interviste për radion e Gjermanisë Jugperëndimore, e ka cilësuar të ekzagjeruar skenarin e daljes së Greqisë nga eurozona.
Në këtë mënyrë, Schauble komentoi deklaratën e ministrit të financave të Bavarisë, Marcus Sender, sipas të cilit, “Greqia nuk do dhe nuk mund t’ia arrijë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›