Zyrtare nga Qeveria: 2.9 milionë $ Jeremiçit për OKB

Qeveria e Serbisë i ka lejuar 2.9 milionë dollarë për shpenzimet e kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2012, me propozim të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, ka njoftuar sot qeveria e Serbisë.
Vendimi i qeverisë, me të cilin u lejuan mjetet, mban datën 24 maj, pra 15 ditë para zgjedhjes së ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç si kryesues të Asamblesë së 67-të të OKB-së.
Sipas mediave serbe, kryeministrit të Serbisë në largim, Mirko Cvetkoviç, i ishte paraqitur parallogaria sipas së cilës, Serbisë, një vit i kryesisë së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do t`i kushtonte 7.5 milionë euro.
Shpenzimet e zyrës së Jeremiç gjatë kryesisë në OKB-së kanë shkaktuar polemika të ashpra brenda vetë partisë së tij.