E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA:Zgjedhjet në Algjeri,të ligjshme

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqëtesuara lidhur me akuzat për manipulime elektorale pas rizgjedhjes së presidentit algjerian Abdelaziz Buteflika, me më tepër se 90 përqind të votave. Megjithatë Uashingtoni nuk ka vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve. "Kemi dijeni për ankesa dhe për faktin që disa parti të opozites i kanë bojkotuar zgjedhjet dhe do të bashkëpunojmë me qeverinë algjeriane për ta zgjidhur këtë problem", deklaroi per shtypin zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Richard Aker.Fitorja e Buteflikës, veterani 72 vjeçar i luftës së Algjerisë për pavarësi nga Franca, nuk ishte vënë asnjëherë në dyshim. Ai u përball me një rival jo të vështirë në zgjedhje dhe kishte një fushatë të mirëorganizuar, duke mbushur kryeqytetin me psoterat e tij. Tashmë, Abdelaziz Buteflika do të qëndrojë në krye të vendit me një mandat të tretë, pas fitores në zgjedhjet e së enjtes. Ministrei algjerian i Mbrojtjes tha se zgjedhjet i kanë treguar botës se Algjeria është një vend demokratik. "Zgjedhjet presidenciale kanë konsoliduar popullin algjerian dhe kandidatët që duan t'i drejtojnë ata, si dhe kanë shfaqur një ndjenjë të fortë krenarie kombëtare, në ambiciet e popullit tonë për të zgjedhur të lirë, gruan apo burrin në krye të shtetit", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›