Paraplegjikët, grevë urie për mosmbajtjen e premtimeve nga qeveria
Personat me aftësi të kufizuara paralajmërojnë nisjen e grevës së urisë më 3 shkurt. Shoqata e para dhe tetraplegjikëve deklaron se të gjithë personat e kësaj kategorie në të gjithë vendin, kanë rënë dakord për të ndërmarrë këtë veprim, pasi qeveria nuk ka përmbushur ansjë nga premtimet e saj, për të përmirësuar ndihmën dhe kushtet e jetësës së perzonave para dhe tetraplegjikë.Kreu i shoqatës së para dhe tetra plegjikëve, deklaron se masa ekstreme për nisjen e një greve urie, vjen pas një serie të gjatë protestash, ku asnjëra prej tyre nuk ka vlejtur për të përmbushur kërkesat dhe nevojat që ata kanë. Ali Plaka deklaron se më 9 dhjetor përfaqësia e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve është pritur në një takim nga zëvendës kryeminsitri Genc Pollo, i cili u ka garantuar atyre përmbushjen e kërkesës për rritjen e fondit të karburantit, paketës higjeno-sanitare si dhe kujdestarisë brenda javës. Por që atëherë asnjë prej premtimeve nuk është realizuar.