E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,e bija e Kenedit,e interesuar për postin e Senatores së Nju Jorkut

Guvernatori i Nju Jorkut tha se Karolin Kenedi, vajza e presidentit të vrarë Xhon Kenedi ka shprehur interes për vendin e senatit të Hillari Klintonit. Guvernatori David Paterson tha dje se zonja Kenedi i kishte thënë se është e interesuar për postin. Vendi i senatores së Nju Jorkut do të mbetet i hapur, kur senatorja Klinton të konfirmohet si Sekretare e Shtetit e zotit Obama. I takon guvernatorit Paterson që të caktojë pasuesin e zonjës Klinton, që në vitin 2010 do të përballet me zgjedhje. Karolin Kenedi jetoi në Shtëpinë e Bardhë deri ditën kur u vra i ati, në nëntor të vitit 1963. Xhaxhai i saj Robert Kenedi, ishte senator i Nju Jorkut, deri kur u vra në vitin 1968. Një tjetër xhaxha i saj, është senatori i Masaçusetsit Ted Kenedi një nga anëtarët më të fuqishëm të Senatit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›