E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, vetëm sipas ligjeve kosovare

Prishtinë - Për EULEX in ka vetëm një sistem të sundimit të ligjit, andaj premtohet se nuk do të ketë vend për strukturat paralele serbe. "Për EULEX in është e qartë se duhet të ketë vetëm një sistem të sundimit të ligjit funksional në Kosovë dhe ne po punojmë drejt arritjes së kësaj. Kjo do të arrihet duke punuar me institucionet kosovare të sundimit të ligjit", tha për REL zëdhënësja e EULEX it, Karin Limdal. Ajo shprehet për përmirësimin e sistemit aktual në Kosovë, dhe për të punuar për interesin e të gjithë njerëzve. Zëdhënësja Limdal nuk përjashton mundësinë e dialogut me serbët, në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, por nënvizon se EULEX i nuk ka mandat që të nisë negociata për këtë qëllim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›