E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHENIM/ A është faji i Kozetës për gjithçka?

kozeta-mesiti-_dr_e_metrologjise_2Ishte interesante të shihje të unifikuara tre televizionet më të mëdha në vend, teksa hapnin lajmet me të njëjtin tekst.

Pak ditë më parë një gjë e tillë as që imagjinohej, por tani armiku është një drejtoreshë e qeverisë së Berishës, e cila nuk po guxon të tregojë emrat e hajdutëve të karburantit.

Ajo është Kozeta Mesiti, Drejtoreshë e Metrologjisë, kryetare e forumit të gruas së PDIU, që sipas një të përditshmeje, e ka mbushur drejtorinë me njerëz të PDIU.

Të krijohet përshtypja se i gjithë faji është i Kozetës.

Ajo vetë po hetohet nga prokuroria për moskallëzimin e atyre që abuzojnë me litrat e karburantit.

Nuk është e vërtetë se ky problemi i vjedhjes me karburantet ka lindur tani.

Përgjatë gjithë këtyre viteve çdo shqiptar e ka ditur mirë se ka marrë më pak karburant sesa ka paguar.

Se sa fuqi ka kjo Drejtoria e Metrologjisë, e pamë pak vite më parë, kur disa punonjës të saj, me disa kamera nga pas, u zbythën përpara karburantit nga një punonjës barkderr, duke mos i lejuar të hedhin as sytë mbi pompa.

Të gjithë e dinë se pas këtij barkderri janë peshkaqenët e mëdhenj.

Tani që po bien nga pushteti, Berisha e shokë kanë nxjerrë për të shqyer një drejtoreshë.

E cila sigurisht që ka pjesën e saj të fajit, por pjesën e luanit e kanë të tjerët, ata më të mëdhenjtë./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›