E Diel, 1 Nëntor 2026

SHENIM/ A do tia kthejë patentën për 200 mijë lekë (të vjetra)

07 (1)Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë ndjekur ankesën e një emigranti, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime.

Në ditët e fundit të muajit gusht, emigranti së bashku me familjen shijonte peizazhin e Tiranës nga mali i Dajtit, por sapo ka hasur në postbllokun e parë të policisë së qarkullimit rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave.

Emigranti u ka kërkuar policëve që t’i kthenin dokumentet e makinës si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentet e makinës e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit numër 4 të policisë së kryeqytetit. Aty i kanë kërkuar 200 mijë lek të vjetra nëse do ta marrë patentën.

Nesër emisioni Fiks Fare do të tregojë nëse i ka marrë policia lekët apo jo. Kjo besoj është një torturë e tepërt për policinë. Ajo nuk bën surpriza në raste të tilla, ndaj kolegët e Fiks Fare mund të na e kishin kursyer kohën deri nesër. Ta jepnin që sonte skenën duke marrë lekët!

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›