SHENIM/ Berisha hesht për vrasjen. Nuk e dorëzon pushtetin pa gjak!
Sali Berisha, njerëzit e të cilit vranë komisionerin e LSI-së në Laç, vazhdon të heshtë për aktin kriminal, duke mos bërë as gjestin formal të ngushëllimit të familjes.
Vrasja e komisionerit të LSI-së, e paralajmëruar nga tensioni i njerëzve të inkriminuar që Berisha ka futur në lista, ka rritur tensionin dhe ka detyruar Edi Ramën dhe Ilir Metën të shfaqen në Laç për të inkurajuar daljen e njerëzve në votime.
Ata kane akuzuar Berishën se po përgjak procesin dhe i kanë bërë thirrje ta dorëzojë pushtetin pa gjak.