E Diel, 1 Nëntor 2026

Lalla: Do dalin para përgjegjësisë autorët e vrasjes. Besnik Mustafaj: Kam frikë se incidenti do përhapet

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla- faqe 6Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në qytetin e Laçit, ku u vra komisioneri i LSI-së dhe u plagos kandidati i PD-së, ka reaguar edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Autorët do të dalin para përgjegjësisë. Do të hetojmë të gjitha rastet. Nuk do të nxitohemi në dhënien e konkluzioneve pa përcaktuar shkaqet që çuan në këto ngjarje, ka thënë ai, pasi hodhi votën.

Sipas policisë ka pasur debat të ashpër më pas është qëlluar me automatik. Dy autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ndërkaq në lidhje me incidentin, policia e Laçit bën me dije se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të ndryshme, çka vërteton se është qëlluar nga 4 armë të ndryshme.

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, deklaroi në studion e Top Channel se është tepër i shqetësuar për ngjarjen e Laçit, ndërsa i frikësohet faktit që ajo që ndodhi atje mund të përhapet.

“Unë kam qenë nëpër fushata dhe kurrë nuk më ka ndodhur ndonjë incident. Kjo sepse komisionerët, mbështetësit e mi e dinin shumë mirë që në rast incidenti unë nuk u dilja atyre në mbrojtje, por do të lija ligjin të vepronte për ta, tha Mustafaj./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›