SHENIM/ Populli nuk u ka mashtruar, populli ua ka futur
Pak orë përpara mbylljes së qendrave të votimit, në selinë e PD-së lajmet që mbërrinin nuk ishin edhe aq të këqija.
Njerëzit që u kishin premtuar votën demokratëve, kishin shkuar në qendrat e votimit për të kryer detyrimin e tyre qytetar.
Një ditë më pas, zyrtarët demokratë janë njerëzit më të pikëlluar.
Shpesh dëgjohen duke thënë se njerëzit i kanë mashtruar, u kanë premtuar votën dhe nuk ua kanë dhënë.
Në fakt, nëse ka ndodhur kështu, populli është treguar i mençur. Madje nuk i ka mashtruar, ua ka futur!
Nëse kanë marrë edhe ndonjë para në këmbim, kjo do ishte edhe më fantastike.
Ua ka futur aq thellë, sa i ka lënë Berishës vetëm Tropojën, duke e ngjyrosur gjithë hartën e Shqipërisë me ngjyrat e Partisë Socialiste, duke befasuar edhe vetë zyrtarët socialistë dhe duke treguar se është një popull i pjekur politikisht.
Është ai popull që i dha shuplakë Berishës që në vitin 1994. Dhe ata prisnin që të ishte i papjekur tani, njëzet vjet më pas!/ep