SHERR NE SHKOLLE I mori te dashuren 4 thika gjimnazistit
NE TIRANE TE EQEREM CABEJ / Nje dite pas konfliktit te ashper me mjete te forta mes maturanteve te gjimnazit Sami Frasheri nje tjeter shkolle e mesme ne kryeqytet ka perjetuar momente ankthi. Nje adoleshent nxenes ne Eqerem abej ka mbetur i plagosur rende pas goditjes me kater thika nga dy bashkemoshatare te klases paralele te cilet fillimisht i hodhen lende kimike ne sy. Policia dhe nendrejtori i shkolles konfirmojne faktin se sherri ka nisur pak dite me pare per nje vajze te klases. Policia ndaloi dy autoret dhe shoqeroi ne komisariat disa nxenes dhe dy mesues qe ishin ne dijeni te konfliktit. Ne hetim edhe dy maturante te gjimnazit Sami Frasheri
Nje nxenes i vitit te trete mbeti i plagosur pasi u qellua kater here me thike nga dy bashkemoshatare te tij te klases paralele te cilet u arrestuan pas ngjarjes. Policia njoftoi dje se nxenesi i plagosur eshte 16-vjecari Dh. Kushgjini nxenes i klases 11/4. Dy agresoret fillimisht i kane hedhur sprai lotsjelles dhe me pas e kane qelluar me thike. Nga hetimet rezultoi se J. Shima ka hedhur lenden kimike ndersa goditjet me thike jane kryer nga J. Hida edhe ky nxenes i klases 11/3 ashtu si agresori tjeter. Plagosja e gjimnazistit ndodhi dje rreth ores 1030 ne nje rrugice mes shkolles Eqerem abej dhe godines se SHISH-it prane Rruges se Dibres ne kryeqytet. Burime nga Komisariati nr.4 i policise se Tiranes thane se autoret kane sperkatur me lotsjelles edhe nje grua kalimtare te rastit e cila eshte futur per ti ndare adoleshentet ne momentin qe i ka pare duke u perleshur. Sipas burimeve nga grupi hetimor sherri ka nisur per nje vajze edhe ajo nxenese e vitit te trete e cila me pare kishte qene e dashura e adoleshentit J. Hida dhe qe ditet e fundit qendronte ne shoqerine e te plagosurit. Ky eshte versioni i dhene per shkakun e ngjarjes nga autori i plagosjes shtetasi J.Hida i cili eshte marre ne pyetje ne polici. Ai u ndalua teksa po tentonte te largohej nga vendi i ngjarjes. Autori i ngjarjes ka pretenduar se dashura e kishte lene per shkak se do te lidhej me Dh.Kushgjinin. Adoleshenti ka thene se per kete eshte ndier xheloz.
Perleshja
Perballja e dhunshme mes gjimnazisteve te shkolles Eqerem abej ka ndodhur disa dite pas konfliktit mes adoleshenteve. Sipas policise sherri mes dy gjimnazisteve te vitit te trete ka nisur diten e hene kur autori i plagosjes nxenesi J. Hida ka mesuar se ish-e dashura e tij ishte lidhur me 16-vjecarin Dh. Kushgjini. Dy dite me pare zenka e adoleshenteve ishte mbyllur me fyerje dhe kercenime verbale pasi mesuesit e shkolles ishin vene ne dijeni nga nxenes te tjere dhe kishin nderhyre duke parandaluar nje perleshje mes djemve. Nderkohe diten e djeshme ata kane lene mesimin qe te sqaroheshin jashte rrethimit te shkolles. Rreth ores 1030 konflikti ka marre permasa gati tragjike per 16-vjecarin qe mesohet se ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Autori i plagosjes kishte marre me vete nje thike dhe ka kerkuar edhe ndihmen e shokut te klases shtetasit J. Shima i cili kishte me vete nje sprai lotsjelles. Ne nje rrugice prane shkolles ata kane debatuar e me pas kane plagosur rende bashkemoshatarin e klases paralele pasi e kane goditur kater here me thike. Me pas dy adoleshentet kane hedhur mjetin e krimit dhe kane tentuar te largoheshin. Nderkohe brenda pak minutash jane ndaluar nga patrulla e policise e cila ndodhej prane zones ne sherbim per ruajtjen e qetesise ne gjimnazin Eqerem abej. Policia i shoqeroi te dyshuarit ne komisariat ku jane marre ne pyetje per motivet e ngjarjes. Bashke me ta jane shoqeruar edhe disa nxenes te tjere dhe dy mesues te cilet kane dhene shpjegime per konfliktin mes nxenesve. Dy autoret e ngjarjes J. Hida dhe J. Shima jane arrestuar ne flagrance dhe po mbahen ne Komisariatin nr.4 ne pritje te mases se sigurise.
Nendrejtori i shkolles Sherri ndodhi per nje vajze
Nendrejtori i gjimnazit Eqerem abej Mysret Takiti tregoi dje per mediat se drejtoria e shkolles dhe mesuesit jane njoftuar per ngjarjen nga nxenesit dhe nga policia. Sipas tij sherri mes nxenesve ka ndodhur jashte ambienteve dhe rrethimit te shkolles. Dyshohet se nxenesit L. Hida dhe J. Shima nxenes te shkolles Eqerem abej ne klasen 11/3 kane sulmuar nxenesin Dh. Kushgjini ne klasen 11/4. Sipas informacioneve qe kam me rezulton qe ky nxenes eshte goditur te pakten kater here me thike. Sapo morem informacionin nga nxenesit por edhe nga Komisariati nr.4 qe ishte vene menjehere ne levizje mesuam se Kushgjini eshte shtruar ne spital dhe eshte ne gjendje te rende. Sipas informacioneve qe kam nga nxenesit sherri mes tyre ka ndodhur per nje vajze ka deklaruar nendrejtori i shkolles Eqerem abej Mysret Takiti.
Sherri te Sami Frasheri 2 nxenes merren ne hetim
TIRANE - Dy dite me pare dy maturante te shkolles Sami Frasheri ne Tirane u perfshine ne nje konflikt fizik mes tyre duke u mbeshtetur edhe nga kater adoleshente te tjere. Policia e Tiranes tha se ka nisur procedim penal ne gjendje te lire per dy 18-vjecaret Tigri Kovaci dhe Lirim Ahmetaj te cilet njekohesisht jane edhe te demtuar nga perleshja. Burime nga Komisariati nr.3 i policise se kryeqytetit thane se sebepi i sherrit mes dy maturanteve ka qene nje vajze po ashtu nxenese e vitit te katert ne shkollen e mesme. Fillimisht dy adoleshentet kane nisur te debatojne ne oret e mesimit ku nuk kane munguar as fyerjet e me pas sherri mes tyre eshte zhvendosur ne palestren e shkolles. Mesuesit jane detyruar te pezullojne mesimin ndersa Kovaci dhe Ahmataj kane vazhduar konfliktin jashte shkolles pasi kishin lajmeruar secili nga dy shoke te tjere. Adoleshentet kane perdorur gure tulla dhe mjete hekuri per te goditur njeri-tjetrin.
Etleva Delia