E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika si domosdoshmeri

/ /

NGAAGIM BACI

Panairi i fundit i Libritduket se ngriti nje pyetje thelbesore A kemi kritike...

letrare Kjo pyetje natyrisht duket si pjese e se njejtes pyetje a na nevojitet kritika letrare Nese kjo pyetje do te ishte ndertuar nga botuesit kjo do te ishte nje ogur pozitiv pasi fundi i fundit ata qe nxjerrin librin ne treg duhet te jene te paret te interesuar per menyren sesi priten botimet cka me pas do te vendoste edhe hierarkine e vlerave te vete botuesve si nje pasaporte qe me pas ka vlera te gjithanshme duke nisur nga besueshmeria e emrit qe boton.
Pikesepari duhet te pranojme se ceshtja e kritikes eshte nje ceshtje e ndjeshme ne te gjithe boten e konsumit ku kane humbur shinat e duhura te debateve kulturore. Nje popull qe tenton te beje pa kritiken rrezikon te brutalizoje artin e vet shprehet nje nga kritiket me te rendesishem te koheve moderne Naothrop Fraj Anatomia e Kritikes. E natyrisht qe ne jemi pikerisht ne kaosin e hierarkise se vlerave pasi te mbetur ne agengun e spontanitetit ne nuk besojme me asnje busull orientimi qe vjen nen meshiren e spontanitetit apo kritikes permes njohjes.
Megjithate per ne mbetet specifike te percaktojme disa norma te raporteve kritike pasi vijme nga nje shkolle te kritikes ideologjike qe ishte nje vazhdim i letersise me partishmeri nenkupto njeriut sipas grafikes ideologjike te komunizmit ku perjashtohej dualizmi. Madje kritika e asaj kohe paraprinte botimet cka me pas krijoi nje model qe vetem me letersine nuk kishte lidhje. Kete e tregon edhe fakti se asnje kritik i asaj kohe nuk mundi ti bashkangjitej lirise se mendimit per shkak se nuk kane asnje mekanizem te shikimit te letersise me qender njeriun. Madje edhe ne disa raste kur prej disa emrave te njohur deri ne vitin 90 jane botuar studime ata kane qene thjesht vijim i te njejtit kendveshtrim duke konfirmuar vetem deshtimin e tyre ne kete leme. Nje gje e tille nuk ka kaluar pa pasoja tek shume lexues te cilet irritohen nga fjala kritike per shkak te shijes se kesaj fjale deri ne vitin 90.
Ne fakt ajo per te cilin kane nevoje lexuesit sot eshte domosdoshmeria e ndermjetesve mes tyre dhe letersise. Keta ndermjetes duhet te jene sugjeruesit qofte ne rastin kur sugjerojne leximin ashtu edhe kur sugjerojne mosleximin.
Por a mundemi ne ne kete moment te kemi keto ndermjetes
Se pari do te ishte naive te prisnim kete iniciative nga botuesit. Te gjendur nen presionin e domosdoshmerise se fitimit nuk ka asnje gabim qe ata shohin veten si pjese e biznesit pjesa me e madhe e botuesve nuk eshte e prirur te ngreje borde botimesh qe mund ti largonin emra shkrimtaresh qe me para ne dore kerkojne tu botohet kryevepra. Nje gje e tille do te ishte afermendsh vetevrasese per nje pjese te mire te botuesve duke perfshire ketu edhe fatin e nje vendi te vogel kur jo vetem shkrimtaret e mire por edhe perkthyesit e mire numerohen si gje e rralle.
Atehere a ka ndonje hallke pergjegjese
Nje gje e tille percaktohet vetem nese percaktojme me pare shkallen e problematikave qe mund te shkaktoje ne shoqeri mungesa e kritikes. Qofte edhe duke analizuar se pari letersine e diktatures qe ne librat e shkolles te jete e shoqeruar me shpjegime qe femijet tane mos ta shohin as me indiference e as me nostalgji por me nje analize qe do te mund tu jepte atyre disa te dhena per te kuptuar me mire sesi letersia kur kthehet ne ideologji mund te mbyse shpirtra njerezish ose ti zvogeloje ato. Njekohesisht e kemi per detyrim moral qe dhjetera emra te mohuar apo qe u jane vjedhur veprat tu shkruajme ate qe kane merituar.
Duke qene i bindur se nje liber i keq eshte me i demshem se nje shok i keq duke qene i bindur se nje letersi e devijuar krijon lexues te devijuar do te kerkoja padyshim nderhyrjen e dikasterit te kultures si nje dikaster ku ka detyrimin qe te ngreje barriera ndaj pavleresise duke mbeshtetur botime te organeve te llojit kritik.
Duke qene e pamundur ne sistemin aktual te ndalohen botimet e pavlera atyre mund tu vihen barriera te tjera te cilat dalengadale do te ndikojne me pas ne zvogelimin e tyre. Duke bere nje hap te tille jo vetem se ngreme hulline per te vendosur nje hierarki vlerash por edhe u japim mundesine lexuesve qe te orientohen drejt asaj qe u duket atyre me afer vetes. Te pakten deri ne momentin qe vete botuesit do te ngrene barriera per te ruajtur emrin e tyre sic ndodh me shumicen e homologeve te tyre ne bote. Kete duhet ta beje dikasteri i kultures si nje dikaster qe punon me parate e taksapaguesve nje pjese e te cileve gjithnje jane edhe lexues.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›