SHISH, PD miraton draftin. Ja ndryshimet

Pas një mbledhje maratonë, PD-ja vendos të bëjë disa lëshime, por nuk ndryshohen disa nga nenet problematike
TIRANË - Pavarësisht letrës së dërguar nga NATO-ja për ekspertizë ndërkombëtare, mazhoranca ka kaluar dje me votat e saj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, (opozita nuk mori pjesë) draftin përfundimtar të SHISH-it.
Përmbajtja e draftit do të kalojë nesër për miratim në Kuvend. Përpos mbledhjes maratonë që zgjati nga ora 10:00 e paradites deri në orën 16:00 të pasdites, dhe disa ndryshimeve që vetë deputetët e PD-së ndërmorën, mandati i kryetarit të Shërbimit Informativ do të mbetet 5-vjeçar, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri brenda një afati kohor prej 60 ditësh, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.
Deputetë të PD-së deklaruan dje pas mbledhjes për gazetën "Shekulli" se ndryshimet që janë bërë kane qenë teknike, por të rëndësishme për punën e mëvonshme të SHISH-it. Sipas tyre, drafti në fjalë nuk ka ndryshuar në asnjë pikë, që ka lidhje me mandatin e drejtorit të SHISH-it apo kompetencat e kësaj të fundit.
Megjithatë, deputetët e mazhorancës kanë bërë disa lëshime sa i përket marrëdhënieve të kryeministrit me vetë Drejtorin e SHISH-it. Kështu, nëse në draftin e mëparshëm, Drejtori i paraqet Kryeministrit raport vjetor për punën e Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe i raporton kur i kërkohet nga Kryeministri, në çdo kohë dhe për çdo çështje që lidhet me veprimtarinë e SHISH-it, në dokumentin e djeshëm, deputetët demokratë kanë vendosur që raportimi tek kryeministri të mos bëhet në çdo kohë dhe për çdo çështje, por vetëm për çështje që lidhen më veprimtarinë e SHISH-it.
Megjithatë, demokratët kanë lënë një pikë tjetër po aq të diskutueshme atë ku thuhet se me kërkesë të Kryeministrit, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, raporton edhe në Këshillin e Ministrave.
Deputetët e mazhorancës kanë ndryshuar edhe një pikë tjetër të draftit, ku SHISH ndryshe nga drafti i mëparshëm, në përmbushje të detyrave të tij, me pëlqimin në parim tanimë të Kryeministrit, bashkëpunon me shërbime të vendeve të tjera dhe mbledh informacion rreth veprimtarisë së tyre, kur kjo është e nevojshme.
Deputetët e mazhorancës kanë ndryshuar edhe një pikë tjetër, që lidhet me detyrat e SHISH-it, e cila u prek pas mbledhjes edhe nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi.
Ky i fundit tha përmes një konference për shtyp se ndryshimet janë kryer për të sjellë standardet demokratike e transparencën në përputhjeve me vendet anëtare të NATO-s. Të gjitha këto ndryshime, sipas Demit, rrisin pavarësinë e SHISH-it si dhe veprimtarinë e tij në luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore, që cenojnë sigurinë kombëtare.
Edhe pse ndryshimet nuk e sjellin draftin në përmbajtjen e kërkuar edhe nga ndërkombëtarët, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Demi tha se ndryshimet që i propozohen për miratim Kuvendit, kanë marrë parasysh edhe sugjerimet e bashkëhartuesve, përkatësisht të qeverisë dhe përfaqësuesve të Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare OBDAT dhe EURALIUS (të pranishëm dje në komision) vetëm kanë dëgjuar diskutimet për projektligjin.
Institucionet ndërkombëtare kanë apeluar gjatë këtyre ditëve për mosmiratimin e këtij ligji pa kaluar më parë në ekspertizën e zyrës së Aleancës së Atlantikut të Veriut, e ashtuquajtur NOS, por përfaqësuesit e mazhorancës kanë dhënë aprovimin, duke dërguar atë në Parlament për miratim.
Neni 2
Neni 3 ndryshohet si vijon:
"Neni 3
Shërbimi Informativ i Shtetit kryen detyrat e mëposhtme në zbatim të misionit të paragrafit të parë të nenit 2
...armët e shkatërrimit në masë;
...në parim
...për çështje