Shalsi: 14 mln dollarë për reklama partiake
Deputeti Eduard Shalis, theksoi se janë shpenzuar 14 milionë dollarë për reklama.
Ai shtoi se paratë publike janë përdorur për fushatë të Partisë Demokratike kundër opozitës. “Milionat e parave të reklamave nuk kanë shkuar për të mirën publike, por për interesa private të oborrit familjar dhe të një klani shërbëtorësh të pushtetit të Sali Berishës. Natyrisht që media ka një rol të pazëvendësueshëm për të informuar publikun dhe është e domosdoshme të mbështetet. Por për të siguruar një media të lirë dhe të pavarur është e po aq e nevojshme që shpërndarja e parave publike të bëhet në mënyrë të drejtë dhe transparente dhe të mbështetur, jo mbi norma të verbëta politike, por mbi kritere të pastra shikueshmërie dhe tirazhi”, theksoi ai.
“Sepse ne besojmë se sa më e mirë, transparente dhe demokratike qeverisja aq më e lirë do të jetë media, dhe jo siç po ndodh aktualisht ku një qeverisje e keqe po lufton egërsisht për të shkatërruar tregun mediatik dhe median e lirë në Shqipëri”, u shpreh Shalsi. /Start/
2012-09-25 16:14